Lautaro Martinez u zemërua me spekulimet e transferimeve për të ardhmen e tij, pasi deklaroi se nuk i pëlqejnë këto thashetheme dhe gjithmonë ka thënë më të mirën për Interin.
Sulmuesi argjentinas vetëm kohët e fundit ka zgjatur kontratën e tij me Nerazzurrët, megjithatë raportet vazhdojnë se ai mund të sakrifikohet këtë verë për t’i lënë vendin transferimit të lirë Paulo Dybala.
Do të kishte interes nga Liverpool, Atletico Madrid, Arsenali dhe Tottenham Hotspur, por argjentinasi nuk ka ndërmend të largohet nga Giuseppe Meazza.
“Jam i përqendruar në punën time dhe nuk dëgjoj çfarë thotë dikush nga jashtë”, ka thënë fillimisht Lautaro Martinez për Inter TV.
“Përpiqem të fokusohem te familja ime, ata që më duan dhe te Interi. Ne kemi rikuperuar terrenin e humbur tani dhe gara e Scudettos është në duart tona”.
“Flitet shumë për mua dhe nuk më pëlqen, sepse gjithmonë kam dhënë maksimumin për Interin. Kur jam në bankinë është e natyrshme të mërzitem, sepse dua të luaj gjithmonë”.
Ai shënoi një gol spektakolar me shpinë pas portës në fitoren 3-1 të mbrëmjes së premte si mysafir ndaj Spezias dhe tregoi nëse ishte e qëllimshme.
“Unë u përpoqa të kaloja përballë mbrojtësit dhe e dija se krosi do të ishte i ulët, kështu që ishte mënyra e vetme që mund të arrija te topin dhe shpresoja që portieri të mos e kishte shikimin e duhur”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...