Lionel Messi raportohet të ketë kontaktuar personalisht bashkëlojtarin te Argjentina, Lautaro Martinez, në përpjekje për të bindur për transferim në Barcelonë.
Martinez është përfolur për transferim në Camp Nou gjatë merkatos së kaluar verore teksa thuhej se Barcelona është e përgatitur për të paguar 100 milionë funta për të sjellë 22-vjeçarin në Spanjë, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi qendror ka shënuar nëntë herë brenda 35 paraqitjeve te Interi gjatë sezonit 2018/2019, ndërkohë që ka nisur sezonin e ri me tri gola brenda nëntë ndeshjeve – përfshirë golin kundër Barcelonës në Ligë të Kampionëve.
Bazuar në raportet në Spanjë, Messi e ka telefonuar Martinezin në fillim të javës për të diskutuar transferimin e mundshëm te kampioni spanjoll gjatë merkatos së ardhshme verore.
Sulmuesi ka regjistruar 27 gola brenda 60 paraqitjeve te Racing Club para kalimit në San Siro ndërkohë që ka realizuar edhe nëntë gola brenda 14 ndeshjeve te Argjentina.
Barcelona besohet të jetë një treg për një sulmues të ri për të zëvendësuar 32-vjeçarin Luis Suarez, i cili ka nisur të lëndohet në fazat e fundit të karrierës së tij./arbresh.info/
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...