Sulmuesi i Inter-it, Lautaro Martinez ka thënë se gjithmonë jep më të mirën për skuadrën italiane, pavarësisht spekulimeve për kalimin te Barcelona.
Argjentinasi që disa muaj kërkohet nga Barcelona, të cilët dështuan ta paguajnë klauzolën e lirimit, por bisedimet vazhdojnë, transmeton portali arbresh.info.
22-vjeçari pas largimit të Mauro Icard-it është duke shkëlqyer pranë Romelu Lukaku-t dhe ka theksuar se meritat shkojnë për Conte-n.
“Conte me dha besimin. Është shumë e rëndësishme sepse punojë për të rikthyer mentalitetin e të gjithëve”.
“E vlerësojë shumë, çdo ditë përmirësohemi”, theksoi ai.
Në fund, Lautaro bëri të ditur se bën gjithçka për fanellën e “Neurazurëve”.
“Gjithmonë jap 110% për klubin, për njerëzit që e duan dhe për fanellën e Inter-it”, përfundoi ai.
Gjatë këtij sezoni Lautaro ka bërë 31 paraqitje duke shënuar 13 gola dhe dhënë pesë asistime./arbresh.info.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend