Laurent Koscielny dëshiron të largohet nga Arsenali

16:41 | 29 Nëntor 2017
Arbresh Info

Qendërmbrojtësi i Arsenalit, Laurent Koscielny dëshiron të rikthehet te Lorienti para se karriera e tij të përfundojë, të paktën kështu beson presidenti i klubit francez.

32-vjeçari është në sezonin e tij të tetë te skuadra e trajnerit Arsene Wenger dhe i ka ndihmuar “Topçinjve” për të fituar tri FA Kupa gjatë kohës së tij në klub, transmeton portali arbresh.info.

Koscielny është njëri nga lojtarët kryesor të Arsenalit

Marrëveshja aktuale e Koscielnyt me Arsenalin skadon në vitin 2020, por bazuar në presidentin e Lorientit, Loic Fery, reprezentuesi i Francës dëshiron të rikthehet në vendlindjen e tij.

“Ai më ka thënë mua javën e kaluar në Londër se dëshiron të përfundojë karrierën e tij në Lorient”, ka zbuluar Fery për ‘Canal+’.

“Shpresoj që do të luaj edhe disa vite te Arsenali”

32-vjeçari ka bërë dhjetë paraqitje deri tani këtë sezon për gjigantin londinez./arbresh.info/

Të ngjashme