Laurel Hubbard, do të jetë atletja e parë transgjinore që do të garojë në Lojërat Olimpike.
Zelanda e Re e zgjodhi atë të garojë në ekipin e grave në kategorinë e peshëngritëseve në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Garat do të zhvillohen nga data 23 qershor deri më 8 korrik.
Hubbard, 43 vjeç, konkurroi në garat për burra para se të transferohej më 2013.
Në vitin 2015 Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ndryshoi udhëzimet e tij, dhe në bazë të tyre asaj i mundësohet të garojë si një atlet transgjinor.
Hubbard fitoi medaljen e argjend në Kampionatin Botëror 2017.
“Unë jam mirënjohëse për mbështetjen që më është dhënë nga Zelanda e Re”, tha Hubbard në një deklaratë të lëshuar nga Komiteti Olimpik i Zelandës së Re më 21 qershor.
Kritikët thonë se Hubbard ka një përparësi të padrejtë ndaj atletëve të lindura gra, por të tjerët kanë thënë se Lojërat Olimpike duhet të kenë më shumë gjithëpërfshirje.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar lejon atletët transgjinorë të garojnë si një grua nëse nivelet e tyre të testosteronit janë nën një prag të caktuar. Testosteroni është një hormon që rrit masën muskulore./REL/
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...