Laura Fazliu ka kaluar në rrethin e tretë të Kampionatit Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Doha të Katarit.
Garuesja kosovare e eliminoi në rrethin e dytë kroaten Iva Oberan në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Ndërkaq, në rrethin e tretë do të ketë punë me brazilianen Ketleyn Quadros.
Paraprakisht, Laura e eliminoi në rrethin e parë garuesen nga Republike Qendrore e Afrikës, Nadia Matchiko Guimendego.
Kosova është ende në kërkim të medaljes së parë të Botërorit, pasi këtë s’mundën ta bënin kampionet olimpike, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, e as Akil Gjakova, Erza Muminoviq e as Flaka Loxha. /GE/
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...