Xhudistja jonë, Laura Fazliu ishte e pafat në ndeshjen për medaljen e bronztë, pasi u mposht në repesazhin e Grand Slamin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Laura ishte xhudistja e radhës që po bënteë krenare Kosovën me suksesin e saj, por mungesa e fatit bëri që ajo të mos e fitojë medaljen.
Xhudistja 23-vjeçare u mposht në repesazhin për medaljen e bronztë në Grand Slamin e Tbilisit në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Në ndeshjen e repesazhit, Laura ishte në epërsi prej një pike ndaj xhudistes holandeze, Joanne Van Lieshout, por pranoi dy ‘waza-ari’ duke u mposhtur me ippon.
Vlen të theksohet se edhe dje (e premte), medaljen e bronztë e fitoi xhudistja tjetër nga Kosova, Distria Krasniqi. /Telegrafi/
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...