Latifi, shqiptari që nënshkroi me Renault

09:40 | 15 Mars 2016
Arbresh Info

Renault ka nënshkruar me garuesin shqiptar Nicholas Latifi si shoferi i tyre i ri testues.

20-vjeçari iu bashku programit zhvillues, që sipas kompanisë Renault ai do të kryej një test në mënyrë që t’i mundësojë atij të fitojë më pas Super Licencën që të jetë në gjendje të marrë pjesë të paktën në një sesion FP1 gjatë zhvillimit të sezonit, shkruan portali arbresh.info.

“Nicholas është një talent i ri me zhvillim të shpejtë që ka garuar në pjesë të ndryshme të kampionatit gjatë karrierës së tij të shkurtër deri sot”, tha Frederic Vasseur, drejtori garues i Renault Sport. “Nicholas do i nënshtrohet një programi me ne për të fituar Super Licencën me qëllimin për të marrë pjesë të paktën në një sesion në FP1 këtë vit. Ne jemi krenar që kemi atë në bord”.

Nga ana tjetër, Latifi e ka përshkruar emërimin si një shofer testues në Renault si një “mundësi të mrekullueshme”.

“Ekziston një histori e gjatë prapa emrit të Renaultit në F1, prandaj të jesh pjesë e saj dhe të kesh mundësin për të mësuar nga ata si dhe të fitosh ekspertizë nga një ekip i plotë në fabrikë, do më ndihmojë shumë në zhvillimin tim”, tha fillimisht Latifi, transmeton portali arbresh.info.

“Ëndrra ime ka qenë gjithmonë për të arritur Formula 1, por ka ende shumë punë për të bërë, megjithëse edhe ky është një hap tjetër përpara”.

“F1 është krejtësisht ndryshe nga kategoritë e tjera në motorsport, kështu që të qenurit i zhytur në këtë mjedis do të jetë ngjashëm si një tampon duke absorbuar sa më shumë informata që është e mundur. Shpresoj që mund të praktikojë shumë nga ajo që kam mësuar nga gara ime në GP2 këtë sezon”.

Latifi do garojë për DAMS në GP2 në vitin 2016, ekipi i njëjtë me të cilin garuesi Jolyon Palmer nga Renault fitoi seritë në vitin 2014. Ai më parë ka prekur podiumet në Formula Renault 3.5, Evropian dhe British F3./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme