Sheriff Tiraspoli ka fituar me rezultat të thellë 15-0 në Kupën Moldavisë në raundin e 1/8-ave, ku u aktivizua edhe shqiptari Liridon Latifi.
Latifi që kaloi gjatë kësaj verë në klubin moldav, e ka nisur mjafrë mirë aventurën në këtë vend.
Ishte pikërisht shqiptari që e hapi serinë e golave, duke shënuar në minutën e 5-të.
Ai shënoi sërish në minutën e 58-të, golin e dytë personal, i cili ishte dhe i nënti në total për ekipin e tij.
Pas 20 minutash, Latifi e shënoi edhe golin e 12-të për Sherifin, dhe e plotësoi het-trikun.
Ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultat 12-0 në fushën e Sheriffit, dhe me rezultat të përgjithshëm, ekipi i shqiptarit fitoi me rezultat 27-0.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor