Java e fundit e muajit shkurt të vitit 2018 është një nga ato që Ilir Latifi nuk do ta harrojë kurrë.
Kjo pasi puna e madhe ndër vite i është shpaguar me sukses botëror.
Pas fitores ndaj Ovince Saint Preux, UFC ka publikuar renditjen e re dhe shqiptari është në top pesëshe, duke i dhënë kështu mundësinë atij të luftojë për titullin në kategorinë e ulët të peshave të rënda.
Lista prihet nga kampioni Daniel Cormier, të cilit Latifi i ka kërkuar përballje menjëherë pas fitores ndaj ‘OSP’-së.
34-vjeçari nga Kosova, por që garon si sportistë i Suedisë është ngjitur nga vendi i tetë në të pestin dhe për këtë është shprehur i lumtur:
“Duke u ngjitur në botë dal ngadalë. Nga Rosengardi (Suedi) në top pesëshen e sportistëve në UFC. Shpresoj të jem model për fëmijët që rritet në zona me më pak fat, çdo gjë është e mundur nëse luftoni për atë!”, ka shkruar Latifi në Twitter.
Para kësaj arritje sportisti shqiptar i artëve të përziera marciale ka postuar një video animacion në Instagram, ku ai i kërkon përballje kampionit Cormier, por ky i fundi frikësohet për ta pranuar.
https://instagram.com/p/BfrGHy5FTtw/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...