Las Palmas gjunjëzon Atletico Madridin

23:14 | 3 Nëntor 2023
K.B

Las Palmas ka befasuar Atletico Madridin duke e mposhtur në kuadër të La Ligas.

Las Palmas fituan me rezultat 2:1, ndaj skuadrës së Diego Simeones, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë ishte e mbyllur dhe nuk pati shumë raste për skuadrat.

Kirian befasoi mbrojtjen e mysafirëve në minutën e 51-të për 1:0.

Benitezo Ramirez në minutën e 75-të dyfishoi epërsinë.

Atletico arriti që në fund të ndeshjes, ta shënojë golin e nderit me anë të Alvaro Moratas në minutën e 83-të.

Me këtë humbje, Atletico mbetet i tretë në tabelë me 25 pikë, ndërsa Las Palmasi është ngritur në kuotën e 17 pikëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme