Java e tetë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll solli disa përballje interesante.
Derbi u zhvillua ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit, ku prizrenasit fituan me 30 pikë dallim, 82:52. Te Trepça, Larry Thomas kishte 15 pikë, shtatë kërcime e katër asistime, duke u shpallur edhe MVP i kësaj xhiro.
Ai u ndihmua nga Malik Johnson, i cili kontribuoi me 15 pikë, katër kërcime e nëntë asistime.
Peja shënoi fitore të rëndësishme, ndaj Vëllaznimit, ku te verdhezinjtë u dallua Jasquez Yoë me dyshifror të dyfishtë prej 13 pikëve e 12 kërcimeve.
Sigal Prishtina iu rikthye fitoreve, duke triumfuar ndaj Proton Cable Prizrenit. Edhe kësaj radhe te bardhekaltrit u dallua Damiree Burns, i cili e mbylli ndeshjen me 23 pikë, 18 kërcime dhe një asistim.
MVP
Larry Thomas (Trepça) 15 pikë, 7 kërcime, 4 asistime, 22 indeksi
Top 5
Larry Thomas (Trepça) 15 pikë, 7 kërcime, 4 asistime, 22 indeksi
Jasquez Yow (Peja) 13 pikë, 12 kërcime, 0 asistime, 20 indeksi
Malik Johnson (Trepça) 15 pikë, 4 kërcime, 9 asistime, 19 indeksi
Damiree Burns (Sigal Prishtina) 23 pikë, 18 kërcime, 1 asistim, 36 indeksi
Arian Qallaku (Golden Eagle Ylli) 14 pikë, 4 kërcime, 1 asistim, 12 indeksi
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030