Elita e basketbollit u rikthye në ‘aksion’ pas Final 8 Kupës dhe ndeshjeve të Kosovës.
Peja shënoi fitore ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, ku më i miri ishte Larry Thomas me 25 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime, si dhe tre topa të vjedhur. Ai u ndihmua nga Justin Davis, i cili po vazhdon me formë të lartë me 17 pikë, katër kërcime e pesë asistime, përcjell Arbresh.info.
Fitore si mysafir shënoi edhe Golden Eagle Ylli, ndaj Bashkimit në Prizren, ku edhe kësaj radhe u dallua organizatori Alonso Verge Jr me 26 pikë, tri kërcime e shtatë asistime.
Proton Cable Prizreni shënoi fitore të rëndësishme ndaj Sigal Prishtinës, ku u dallua qendra e Kosovës, Urim Zenelaj me 23 pikë e nëntë kërcime dhe një asistim.
Trepça e para shënoi fitore të pritur ndaj Istogut të fundit, ku indeksin më të lartë e kishte Devonte Upson 37 apo ndeshjen e mbylli me 23 pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime.
MVP
Larry Thomas (Peja) 25 pikë, 5 kërcime, 6 asistime, 33 indeksi
Alonso Verge Jr (Golden Eagle Ylli) 26 pikë, 3 kërcime, 7 asistime, 31 indeksi
Urim Zenelaj (Proton Cable Prizreni) 23 pikë, 9 kërcime, 1 asistim, 26 indeksi
Justin Davis (Peja) 17 pikë, 4 kërcime, 5 asistime, 24 indeksi
Devonte Upson (Trepça) 23 pikë, 9 kërcime, 4 asistime, 37 indeksi
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...