Cristiano Ronaldo pritet të largohet nga Real Madrid, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Por, largimi i sulmuesit portugez mund të sjellë ndryshimin e skenarit për një tjetër yll të ekipit nga Santiago Bernabeu.
Gareth Bale pritej të gjente një ekip të ri, por largimi i trajnerit Zinedine Zidane bashkuar me vendimin për largim nga Ronaldo, mund të sjellë zhvillime të papritura, shkruan “AS”, përcjell “lajmi.net”.
Bale tani ka caktuar një takim me drejtuesit e klubit dhe dëshiron të di nëse do të jetë pjesë e planeve të trajnerit të ri, Julen Lopetegui, duke shpresuar në rol më të rëndësishëm në ekip, në rast të zyrtarizimit të largimit të Ronaldos.
Së shpejti nis fertilizimi in vitro në institucionet publike...
Flick thotë fjalë të mëdha për Gavin
Presidenti i Gjermanisë: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës n...
Vendosen senzorë tokësorë në dy rrugë në lagjen Ulpiana
Osmani takon presidentin gjerman: Procesi i Berlinit shtysë ...
154 aksidente gjatë muajit shtator në rajonin e Ferizajt