Google ADS

Largohet nga Premierliga, transferohet në Turqi?

16:33 | 18 Shkurt 2018
Arbresh.info

Futbollisti turk Cenk Tosun pritet që të rikthehet te skuadra e Besiktasit.

Zëvendëspresidenti i klubit turk, Ahmet Nur Cebi tha në një intervistë se Tosun është i mirëpritur te ekipi i Besiktasit.

“Më duket se ai është i lumtur tani. Por, nëse dëshiron të kthehet te Besiktasi do t’i ketë gjithmonë dyert e hapura”, ka thënë Cebi.

Tosun u transferua në “Godison Park” gjatë afatit të janarit, por ende nuk e ka gjetur vetën në Premierligë.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme