Nuk është larg mendsh që sulmuesi Flamur Kastrati t’i bashkohet kombëtares së Norvegjisë.
Gjasat janë që ai të shkojë në kombëtaren norvegjeze, ku aty luan edhe Veton Berisha, anëtar i Greuther Furth-it Bundesliga II gjermane.
Kastrati nuk ka më shumë se 25 vjet, luan për Sandefjord-in, anëtar i elitës së futbollit norvegjez dhe disa ndeshje miqësore u paraqit për kombëtaren e Kosovës, por nuk është ftuar në asnjë sfidë kualifikuese për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’.
Norvegjezët tani e kërkojnë futbollistin nga Kosova, por ky i fundit në një farë forme ka deklaruar s’e ka zgjedhur Kosovën, por nuk e përjashton mundësinë që të jetë edhe te Norvegjia.
“25-vjeçari thotë se kishte luajtur për Norvegjinë U-21, kur morën pjesë në Kampionatin Evropian U-21 që ishte mbajtur në verën e vitit 2013 në Izrael , ndërsa gjatë shkurtit të vitit 2014 vendosi të luajë për Kosovën”, shkruan portali norvegjez “VG “.
Kastrati ka përmendur edhe shembullin e vëllezërve Berisha, Valoni e Vetoni. I pari zgjodhi të luaj për Kosovën dhe i dyti për Norvegjinë.
Për 8 javë në kampionatin norvegjez, Kastrati ka realizuar katër gola e një asistim dhe renditet i treti në listën e shënuesve. Ai në takimin e fundit kontribuoi në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 2:0 ndaj Haugesund-it.
Megjithatë gjithçka do të shihet në ditën në vijim se si do të rrjedhin gjërat, do të ftohet Kastrati në kombëtaren e Kosovës, apo ai mund të zgjedh rrugën tjetër, të shkojë për Norvegjinë dhe të jetë shqiptari i dytë në kombëtare pas Berishës.
Megjithatë Kastrati ka thënë për gazetën kombëtare “Bota sot”, se për momentin nuk mund të thotë asgjë, por shikon se si do të ecin gjërat. Faktikisht, rrezikon Kosova të mbetet pa një sulmues që po dëshmon veten në futbollin norvegjez.
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...