Largohet nga Italia, e do vetëm Manchester Unitedin

15:09 | 14 Qershor 2017
Arbresh.info

Sulmuesi kroat ka vendosur të largohet nga Interi.

Ivan Perisiç duket se i ka ditët e numëruara si futbollist i Interit, pasi që ofertat nga Manchester United dhe Paris Saint-Germain, kanë detyruar drejtuesit e zikaltërve të mendojnë shitjen e tij.

55 milionë euro kanë ofruar ‘Djajtë e Kuq’ për reprezentuesin kroat, dhe dëshira e tij është që të luajë në Old Trafford, pasi që tashmë ka edhe marrëveshje personale, ku në rast transferimi do të përfitojë 100 mijë funte në javë.

Megjithatë fjalën e fundit do ta thotë Interi, më herët ia ka bërë me dije Unitedit që nuk e shet lojtarin për më pak se 60 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme