Ish futbollisti italian ka lënë pas atletet në moshën 24-vjeçare për të ndjekur ëndrrën e tij që të bëhet një yll pornografie.
David Iovinella ishte në kërkim të një dite ku do të paguhej më shumë gjatë kohës së tij në Serie D te ASD Calcio Pomigliano, transmeton portali arbresh.info. Derisa ishte në kërkim të të hollave, Iovinella mori guximin dhe aplikoi për një rol në filma për të rritur.
Pas suksesit të tij në audicionet, ai ishte njëri nga 3000 të zgjedhurit për të punuar me drejtorin Rocco Siffredi para kamerave. Iovinella më pas shkoi në Budapest për të vizituar akademinë e Siffredit ku zgjodhi skenën me emër Davide Montana.
“Nuk është sikur të jesh në shtrat me partnerin tuaj, prandaj ju duhet të punoni shumë dhe të jeni të qëndrueshëm”, ka thënë Iovinella derisa ishte duke folur për këtë ndryshim të karrierës.
Tani që është duke shpenzuar kohën në Bundapest, ai ka zbuluar se qëllimi i tij është për të gjetur një klub lokal.
“Do të ishte ideale për të gjetur një klub në Hungari”, shtoi ai.
Sidoqoftë, ai nuk është futbollisti i parë që largohet nga karriera në fushë për një punë të tillë të çuditshme.
Katër vite pasi ishte pjesë e skuadrës së Gjermanisë që doli e treta në Kampionatin Botëror 2010, portieri Tim Weise vendosi për tu bërë një mundësh profesional./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...