Pas Novak Djokoviç dhe Stanislav Wawrinkës, turneu i US Open humbet një tjetër emër të rëndësishëm.
Bëhet fjalë për Andy Murray i cili deklaroi se ka ende probleme fizike të cilat po e shoqërojnë që nga Roland Garros.
Tenisti britanik, ish-numri 1 i botës nuk i mjaftoi koha e pushimit për të qenë i pranishëm në turneun e fundit Grand Slam të vitit që do të zhvillohet në New York.
“Nuk do të luaj Flushing Meadows për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen me Wawrinkën në Paris- tha Murray- Bëra gjithçka munda për të qenë në formën optimale. Mendova se disa javë pushim do të ishin të mjaftueshme për mua dhe do të më kishin ndihmuar, por ndjeja ende dhimbje që më shtynë të merrja këtë vendim”.
Turneu Grand Slam i US Open do të nisë ditën e hënë dhe do të mbyllet më 10 shtator.
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...