Largimi tronditës i Zinedine Zidanes, reagojnë lojtarët e Real Madridit

14:20 | 31 Maj 2018
Arbresh Info

Lojtarët e Real Madridit kanë reaguar pas largimit tronditës së trajnerit Zinedine Zidane.

Zidane njoftoi për dorëheqjen si trajner i klubit pasditen e sotme (e enjte), vetëm një javë pas fitores së trofeut të tretë radhazi në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Sergio Ramos:

“Trajner, si një lojtar dhe si trajner i joni ju vendosët të largoheni derisa ishit në krye. Faleminderit për këto dy vite të futbollit, punës, dashurisë dhe shoqërisë. Ju mund të largoheni, por trashëgimia jote do të qëndrojë. Ky është njëri nga kapitullit më të suksesshëm në histori të Real Madridit tonë të dashur”

Isco Alcorcon:

“Trajner, ka qenë nder për të punuar me ty dhe për të mësuar nga ju. Për të punuar së bashku me ty dhe për të fituar së bashku, ju na keni ndihmuar të arrijmë diçka historike. Ju uroj më të mirat”

Marcos Llorente:

“Trajner, me ju ne kemi mësuar, kemi evoluar, jemi rritur dhe kemi arritur atë që dukej e pabesueshme. Ju u larguat sa ishit në krye. Keni falënderime nga çdo tifozë i Real Madridit”

Francezi ishte bërë trajneri i tretë në histori që ka siguruar tri kupa evropiane, por i pari që e ka bërë atë në sezone radhazi./arbresh.info/

Të ngjashme