Yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldos raportohet se i është shtruar një ofertë që t’i bashkohet Chelseat këtë muaj.
E ardhmja e Ronaldos në Real Madrid është e paqartë derisa 32-vjeçari thuhet se është i vendosur të largohet nga La Liga, transmeton portali arbresh.info. Forma e reprezentuesit portugez ka rënë dukshëm këtë sezon brenda të cilit ka arritur të shënojë vetëm katër gola, gjë që ka rritur spekulimet për transferim larg nga Spanja.
Ish klubi i tij, Manchester United dhe gjiganti francez Paris Saint Germaini është thënë të dy se mund të sigurojnë transferimin e tij nga Real Madridi këtë muaj. Por, gazeta spanjolle ‘Don Balon’ në mënyrë sensacionale pretendon që Ronaldos i është shtruar një ofertë nga Chelsea. Veterani supozohet se është duke u kërkuar nga trajneri i “Bluve” – Antonio Conte.
Conte është duke pasur një sezon të vështirë pavarësisht se së fundmi ka kaluar në pozitën e tretë, pas Manchester United dhe Manchester Cityt.
Michy Batshuayi dhe Willian besohet se do të largohen dhe skuadra nga Londra perëndimore është e vendosur për të nënshkruar me një sulmuesi tjetër. Dhe duket që Ronaldo është shënjestra e tyre kryesore për transferim. Megjithatë, gazeta e lartpërmendur shton që Chelsea nuk është klubi i vetëm që ka shtruar ofertë për Ronaldon.
Ish ylli i Manchester United është duke u kërkuar gjithashtu për transferim në Paris Saint Germain./arbresh.info/
Arrestohet i dyshuari për disa vepra penale në Gjilan
Media gjermane: Alpet Shqiptare, në krye të destinacioneve p...
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin ...
Kosova dhe Lituania nënshkruajnë marrëveshje në Nju Jork
Kurti takon Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardi...
Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për shpëlarje t...