James Rodriguez ka pranuar se ishte i befasuar me dorëheqjen e Zinedine Zidanes nga roli i tij si trajner te Real Madridi.
Zidane zbuloi njoftimin tronditës në një konferencë për media të enjten, vetëm pesë ditë pas fitores së titullit të tretë radhazi në UEFA Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.James, i cili iu bashkua vitin e kaluar Bayern Munichut duke nënshkruar një marrëveshje dy vjeçare në formë huazimi si pasojë e mungesës në formacionin startues te Zidane, ka thënë largimi i tij ishte “pak i çuditshëm”.
I pyetur nëse ishte i befasuar nga lajmi, ai u tha gazetarëve:
“Pak po sepse ai ka qenë tri vite aty ku ai pothuajse ka fituar gjithçka”
“Është pak e çuditshme? Por, ishte vendimi i tij. Unë mendoj se ai bëri gjëra të mira në të gjitha tri vitet”
E ardhmja e Jamesit është vënë nën shqyrtim si pasoj e vendimit të Zidanes për largim./arbresh.info/
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...