Manchester United do të kërkoj deri në 140 milionë funta për Paul Pogban nëse ai largohet nga Old Trafford këtë verë.
Sipas mediave në Angli, Jose Mourinho është i përgatitur për të shitur Pogban pasi raportet me mesfushorin francez janë prishur, transmeton portali arbresh.info.
Hierarkia e klubit ngurron për të sanksionuar transferimin, dy vite pasi paguan te Juventusi një tarifë prej 100 milionë euro për të ri-nënshkruar me të duke thyer rekordin botëror të atëhershëm.Ata shpresojnë që Mourinho dhe Pogba të zgjidhin problemet e tyre, por dyshja me vështirësi kanë folur këtë verë dhe trajneri është i frustruar dukshëm nga qëndrimi i lojtarit.
Një tjetër arsye të cilën United e preferon për të mos shitur atë është se pesë lojtarë të tjerë pritet të largohen. Drejtori ekzekutiv Ed Woodward dëshiron që super transferimi i tyre të ketë sukses.Por, nëse Mourinho insiston që Pogba të largohet nga plani i tij për t’iu afruar kampionit – Manchester Cityt, Untied do të kërkonte nga 120 milionë deri në 140 milionë funta për shërbimet e tij.
Kjo do të kufizonte edhe klubet që kanë shfaqur interesim për të nënshkruar me Pogban si Paris Saint Germaini, Real Madridi, Barcelona, City dhe Chelsea. Agjenti i Pogbas, Mino Raiola, besohet gjithashtu se ka kontaktuar me të gjitha ato gjatë muajve të fundit./arbresh.info/
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona