Ernesto Valverde e ka pranuar se ishte një moment i vështirë për Barcelonën kur Neymar u largua për transferim në PSG.
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka pranuar se largimi i Neymarit për një tarifë rekorde te Paris Saint Germaini ishte i vështirë për gjigantin në La Liga.
Neymar finalizoi transferimin për 222 milionë euro në PSG pasi klubi në Liga 1 aktivizoi klauzolën e blerjes së yllit brazilian në muajin gusht, transmeton portali arbresh.info.
“Largimi i Neymarit ishte një moment i vështirë për klubin”, ka thënë Valverde për uebfaqen zyrtare të Barcelonës. “Ne nuk mund ta mohojmë këtë”
25-vjeçari është duke shkëlqyer te lideri në Liga në dhe tashmë ka arritur të përshtatet në Paris pavarësisht raporteve të tij për një rikthim në Spanjë te rivali i përbetuar i Barcelonës – Real Madridi./arbresh.info/
https://twitter.com/FCBarcelona/status/947890337510457344
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...