Sipas ish-trajnerit të Chelsea, me largimin e Neymar nga Franca – do të humbasë shumë Ligue 1.
Trajneri i Marseille, Andre Villas-Boas, e ka pranuar se largimi i Neymar nga Ligue 1, do të jetë goditje e madhe për futbollin vendas.
Braziliani lidhet me një rikthim të mundshëm te Barcelona, derisa edhe Real Madridi është i interesuar për shërbimet e 27-vjeçarit.
“Për Ligue 1, nuk do të jetë aspak mirë nëse ai largohet”, tha Villas-Boas.
“Këta tipa lojtarësh janë të rëndësishëm për imazhin e futbollit, pak a shumë ngjashëm sikur kur Ronaldinho ishte në Paris”.
“Bota e futbollit dëshiron t’i shohë këta tipa të lojtarëve. Nuk e di çfarë do të ndodhë, s’mund të komentoj asgjë sepse s’jam trajner i PSG-së”.
Villas-Boas nuk ka asnjë dyshim, “Neymar është një ndër më të mirët në botë”. /Gazeta Express./
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë