Julen Lopetegui, trajneri i ri i Real Madridit, pa tentuar t’i japë fund spekulimeve për transferimin e Luka Modricit në Inter, duke insistuar se skuadra madrilene është duke e pritur kroatin me krahë të hapur.
Këtë verë është raportuar se ylli kroat dëshiron të largohen nga Real Madridi për t’iu bashkuar Interit, pas performancave mbresëlënëse në Botëror, të cilat i fituan atij çmimin për lojtarin më të mirë të turneut. Edhe trajneri i Interit, Luciano Spalleti, e ka pranuar se dëshiron që 32-vjeçari t’i bashkohet skuadrës së tij, duke thënë: “Do të vazhdoj të ëndërroj së bashku me tifozët”.
Por, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i ka shuar shpresat e zikaltërve duke thënë se ai e shet Modricin vetëm për 750 milionë euro. Tani, edhe trajneri i klubit spanjoll i ka mbështetur deklaratat e Perezit.
“Mendoj se presidenti ka treguar gjithçka, unë nuk mendoj se ka shumë për të shtuar. Ai e ka bërë të qartë. Luka Modrici është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ne jemi duke e pritur atë me krahë të hapur”, ka thënë Lopetegui.
“Ne do të takohemi me të kur të kthehemi në Spanjë më 8 gusht dhe do ta shohim nëse ai është i gatshëm të luajë në ndeshjen tonë të parë të rëndësishme më 15 gusht”.
“Çfarë i kam thënë unë atij është private, por mund të ju them se ai është një lojtar që më pëlqen ta shikoj duke luajtur dhe se jam shume i lumtur që e kam në skuadrën time. Përfundimisht, mendoj se edhe ai do të jetë shumë i lumtur që është në këtë klub”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...