Google ADS

Largimi i Lucas Dignes nga Barça, i pashmangshëm

23:29 | 31 Korrik 2018
Arbresh Info

Evertoni pritet të njoftoj sonte rreth nënshkrimit me mbrojtësin e Barcelonës, Lucas Digne.

Reprezentuesi francez ka arritur në Merseyside mëngjesin e sotëm (e martë) dhe ka kryer testin mjekësor në klinikën USM Finch të Evertonit, transmeton portali arbresh.info.

Raporte të ndryshme pretendojnë se “Toffes” do të paguajnë 20 milionë funta për Dignen dhe synojnë të nënshkruajnë gjithashtu me ish bashkëlojtarin e tij, Yerry Minan, para se të mbyllet merkato e transferimeve.

Digne i ka falënderuar tifozët e gjigantit katalunas përmes rrjete sociale dhe largimi i tij nga Barcelona tashmë duket i pashmangshëm.

“Dua t’i falënderoj të gjithë. Fillimisht klubin që ka dhënë gjithçka për mua qysh nga koha kur kam arritur”, ka shkruar lojtari në Instagram.

“Faleminderit të gjithëve stafit me të cilët kam punuar, trajnerëve fizik, stafit të sigurisë dhe që të gjithë që kanë bërë klubin si familje”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme