Largimi i Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germaini raportohet se do t’i shkaktojë Ligue 1 humbje në vlerë prej 140 milionë euros në aspektin e të drejtave televizive.
Ish-fituesi i Kupës së Botës me Francën raportohet se u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se do të largohet gjatë verës.
Real Madridi është favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e tij kur ai të bëhet lojtar i lirë në fund të sezonit, dhe teksa kjo do të jetë një goditje e rëndë për PSG-në, e njëjta vlen edhe për ligën e Francës në përgjithësi.
Sipas Diario AS, Ligue 1 do të humbaste më shumë se 140 milionë euro në aspektin e të drejtave televizive për pesë vitet e ardhshme.
Raporti shton se Liga Profesionale e Futbollit (LFP) është në negociata për të drejtat televizive të elitës së futbollit francez për sezonin 2024-2029 dhe fakti se ata nuk do të jenë në gjendje të llogarisin tek Mbappe do t’i dobësojë në negociata.
Për këtë arsye, çmimi për të drejtat televizive do të reduktoheshin deri në 20 për qind në krahasim me shumën paraprake që LFP e kishte negociuar në këtë proces.
Kjo do të ishte një goditje e madhe për PSG-në dhe ligën në tërësi pasi do të kenë probleme që të bindin lojtarët e ri që të vijnë të luajnë atje.
Mbappe në anën tjetër besohet se po kërkon 70 milionë euro në sezon dhe një bonus nënshkrimi prej 125 milionë eurosh për të nënshkruar me Real Madridin.
“Los Blancos” janë të gatshëm që ta bëjnë Mbappen blerjen e tyre të ardhshme ‘Galactico’, por kushtet personale janë një pikë ku dy palet po hasin në vështirësi për të gjetur një marrëveshje./Telegrafi/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...