Google ADS

Largimi i Donnarummas, AC Milan fillon kërkimin e zëvendësuesit të tij

18:31 | 23 Shkurt 2018
Arbresh Info

AC Milani është në proces për të identifikuar zëvendësuesit e mundshëm të portierit Gianluigi Donnarumma në rast se lojtari largohet gjatë verës.

Pavarësisht kontratës së re të nënshkruar verën e kaluar me “Rossonerët”, portieri 18-vjeçar mund të largohet në muajin qershor me ndihmën e agjentit të tij Mino Raiola, transmeton portali arbresh.info. Si rezultat i kësaj, ‘CalcioNews24’ raporton që hierarkia e Milanit është duke përpiluar një listë të zëvendësuesve të mundshëm për Donnarumman në rast se portieri i tyre kryesor largohet nga skuadra.

Ndër emrat e përmendur, janë dyshja e Paris Saint Germain, Kevin Trapp dhe Alphonse Areola, ndërkohë që shkëmbimi është i mundshëm me skuadrën franceze që është njëra nga klubet e interesuar për shërbimet e Donnarummas.

Portieri i Napolit, Pepe Reina mësohet se jetë i preferuari nga klubi, por ata mund të kthejnë vëmendjen edhe tek shënjestra e tyre gjatë verës, Mattia Perin, i cili ishte afër t’i bashkohej klubit nga Genoa.

Talenti i ri i Udineses, Alex Meret ka tërhequr vëmendjen me performancat e tij te SPAL-i si një i huazuar, ndërkohë që të dy – Gabrieli dhe Alessandro Plizzarri vazhdojnë të mbesin opsione për hierarkinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme