Superylli uellsian Gareth Bale duket se është i vendosur për largim këtë verë në Real Madridi.
Ish anësori i Tottenham Hotspur është përfolur për një rikthim të mundshëm në Premierë Ligë dhe Manchester United ka qenë destinacioni më i diskutuar, transmeton portali arbresh.info.
28-vjeçari ka pasur probleme të shumta me lëndime te ‘Los Blancos’ dhe nuk ka qenë në gjendje për të justifikuar çmimin madhështor që Real Madridi kishte paguar për të.
Lexo edhe: Man Utd me ofertë madhështore për rikthimin e Cristiano Ronaldos
‘Diario AS’ raporton që gjiganti në La Liga është i gatshëm për të spastruar skuadrën gjatë verës dhe Gareth Bale do të udhëheq këtë rrymë. Real Madridi është i gatshëm t’i lejoj uellsianit të largohet në rast se pranon çmimin e duhur prej 100 milionë euro për shërbimet e tij.
Ndërkohë, Jose Mourinho tashmë thuhet se ka folur me lojtarin për të bërë të qartë nëse dëshiron të jetë pjesë e skuadrës sezonin e ardhshëm si një zëvendësues i Anthony Martial, e ardhmja e të cilit në Old Trafford vazhdon të mbetet në dyshime./arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...