Barcelona është e vendosur për të pastruar skuadrën e tyre pas transferimit të Philippe Coutinhos nga Liverpooli për 160 milionë euro.
Barcelona ka konfirmuar arritjen e Philippe Coutinhos nga Liverpooli për një marrëveshje pesë vjeçare e gjysmë, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, shuma e madhe e shfrytëzuar ka detyruar skuadrën të balancohet në aspektin financiar pavarësisht shitjes së Neymarit gjatë verës.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/949771091223826432
Arritjet e Ousmane Dembeles dhe Coutinhos kanë bërë që Barcelona të shpenzojë rreth 275 milionë funta dhe ata kanë nevojë për të shitur disa lojtarë në mënyrë që të mos thyejnë rregullat nga FFP.
Sipas gazetës spanjolle për transferime ‘Don Balon’, ekziston tashmë një listë e lojtarëve të cilët priten të largohen në janar nga Camp Nou.
Raporti nga gazeta e lartpërmendur shton se Javier Masherano është lojtari i profilit të lartë në skuadër që pritet të largohet për transferim në Kinë. Argjentinasi që i ka shërbyer klubit që një kohë të gjatë është i vendosur që t’i bashkohet Hebei Fortunes.
Po ashtu, në listën për shitje janë edhe treshja në mesfushë, Gerard Deulofeu, Andre Gomes dhe Arda Turan, të gjithë tashmë të njohur si lojtarë aspak të favorizuar nga trajneri Ernesto Valverde.
Gazeta e lartpërmendur thotë se pozita e Andres Iniestas në klub është e sigurt pavarësisht transferimit të Philippe Coutinhos./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...