Mbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte insiston se dënimi për mospjesëmarrje për dy vite në Ligën e Kampionëve është motivim mjaftë i madh.
“Qytetarët” janë dënuar për dy vite plus 30 milionë euro nga UEFA për shkak se theu rregullin financiar, transmeton portali arbresh.info.
Këtë vendim kampioni i Anglisë e ka apeluar, por ende nuk i është kthyer përgjigje.
Laporte beson se mund t’ia dalin të mposhtin Realin dhe të kualifikohen në çerekfinale.
“Nuk na duhet më shumë motivim për asgjë. Çdo ndeshje është e vështirë dhe duhet të jemi të fokusuar. Liga e Kampionëve është e rëndësishme dhe do mundohemi të bëjmë më të mirën”, deklaroi ai.
City do përballet me “Los Blancos” të mërkurën e ardhshme në “Santiago Bernabeu”./arbresh.info.
Kush shkon në finale sipas Drilonit?
Vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët
Tërhiqet shorti i FA Cup, Liverpooli me fat
Atentati në Tiranë/ 56 vjeçari u vra brenda në makinë, autor...
Përplasje e ashpër – Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i h...
Lëvizja Vetëvendosje nesër mban fushatë zgjedhore në Pejë