Argjentina ka fituar Copa America por Messi për momentin është lojtar pa kontratë
Joan Laporta ka ritheksuar se bisedat për rinovimin e kontratës së Lionel Messi me Barcelonën po përparojnë mirë dhe ka dërguar një mesazh optimist për tifozët e Blaugranas.
Marrëveshja e Messi me Blaugrana ka skaduar më 1 korrik, por klubi ka lajmëruar se janë duke u përpjekur për një rinovim derisa po shikojnë mënyra që mos të thyejnë rregullat e fer playit financiar, duke barazuar librat e financave para sezonit 2021/22. Në të njëjtën kohë, Messi ka fituar Copa America me Argjentinën pasi që mposhti Brazilin në finale me rezultat 1-0 në Maracana.
“(Rinovimi i Messi) po përparon në mënyrë adekuate”, ka thënë Laporta gjatë një interviste në emisionin e Mago Pop, “Asgjë nuk është e pamundshme”.
“Të gjithë katalunasit, Barcelona, Katalonia dhe tërë bota e futbollit janë të lumtur për shkak se Leo e ka fituar Copa America. Është shumë mirë për lojtarin më të mirë në histori të futbollit që të fitojë një titull të tillë dhe ai na ka bërë edhe ne të qajmë nga kënaqësia”.
“Ai është shumë i lumtur, ne jemi shumë të lumtur, jam shumë i lumtur që Leo ka arritur ta fitojë këtë trofe, bashkë me shokët e tij të skuadrës dhe Argjentina është përsëri aty, një kombëtare elitare në të cilën është edhe Aguero. Jam i lumtur për familjen e Messi, për Argjentinën, për Barcelonën e cila e njeh, e adhuron dhe e dashuron këtë lidhje me Leon”. /GazetaExpress/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...