Google ADS

Laporta: Rinovimi i Messit është duke shkuar mirë

23:00 | 12 Korrik 2021
KRG

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur lidhur me të ardhmen e yllit Lionel Messi.

Messi është agjent i lirë pasi kontrata i ka skaduar, por ka pranuar që të rinovojë me blaugranasit, marrëveshje që nuk po mundet të bëhet zyrtare shkaku i gjendjes financiare të katalunasve, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Laporta mbetet optimist për rinovimin e kontratës së argjentinasit.

“Rinovimi i Leos është duke shkuar shumë mirë. Jemi shumë të lumtur sepse ka fituar Kupën e Amerikës me Argjentinën”, deklaroi ai për Marca.

Ndërkohë, Messi thuhet se është favorit për të fituar Topin e Artë për herë të shtatë./Lajmi.net/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme