Laporta për nënshkrimin e ndonjë superylli: Ne tashmë e kemi një superyll, ai është Ansu Fati

17:57 | 12 Prill 2022
KRG

Joan Laporta është përgjigjur në mënyrë diplomatike kur u pyet nëse Barcelona do të nënshkruajë me ndonjë superyll këtë verë.

Spanjolli, që është president i skuadrës “blaugrana”, theksoi se tashmë e kanë një yll dhe ai është Ansu Fati.

“Ne tashmë e kemi një superyll në skuadër. Ai është Ansu Fati dhe jemi duke e pritur”, u shpreh ai, transmeton lajmi.net.

Fati vazhdon të mbetet i lënduar që prej fundit të janarit. Raportet e fundit mjekësore thonë se lojtari është afër rikthimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme