Barcelona është në kulmin e punës për rinovimin e skuadrës për sezonin 2024/2025. Një nga emrat që ka qenë në podium javët e fundit ishte Nico Williams. Megjithatë, pamjet e sulmuesit duke iu bashkuar Athletic Bilbaos pas pushimeve dhe një video e protagonistit duke uruar një sezon të mrekullueshëm duket se kanë shuar të gjitha thashethemet.
Sipas “Sport”, objektivi prioritar vazhdon të jetë Nico Williams. Bordi i Barçës nuk heq dorë nga sulmuesi.
“Nico Williams është futbollisti më i dëshiruar nga Laporta që nga fillimi i merkatos dhe presidenti i Barçës nuk është i gatshëm “ta hedhë peshqirin” kaq lehtë”, shkruan e përditshmja katalanase.
“Klubi “blaugrana” i jep rëndësi relative videos së lartpërmendur, pasi drejtuesit besojnë se Nico Williams është detyruar, në një farë mënyre, ta regjistrojë atë video pas gjithë presionit të cilit i është nënshtruar nga klubi bask pas fitimit të Evropianit”.
Lojtari e di qëllimin e Barçës për të paguar 62 milionët e klauzolës së tij. Gjithçka është në dorën anësorit, që duhet ta dijë se në jetë një tren në largim nuk kthehet më./Ss
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...