Barcelona vendosi të vazhdojë me trajner Xavi Hernandez edhe për sezonin e ardhshëm. Presidenti, Joan Laporta ia doli të bindte Xavin të qëndronte pavarësisht se ky i fundit në janar, deklaroi largimin nga klubi në fundin e sezonit aktual.
Megjithatë, numri një i bluagranave theksoi se Xavi është personi i duhur për të çuar përpara projektin ndërsa theksoi se humbjet dhe disfatat sigurisht që do të sjellin disa ndryshime në skuadër për sezonin e ardhshëm.
“Humbja ka pasoja dhe do të ketë ndryshime. Pavarësisht se nuk janë arritur objektivat, ka gjëra pozitive. Ka lojtarë të rinj që kanë hyrë në ekipin e parë. Projekti është i paprekur në besim dhe entuziazëm. Do të ketë disa rregullime.
Unë ruaj konsistencën. Nuk do t’u jap kënaqësi atyre që duan të “hedhin në erë” gjithçka dhe të shkatërrojnë Barcelonën. E aq më tepër në një projekt që emocionon tifozët e Barcelonës. Ne ecim përpara me një ndjenjë përgjegjësie”, u shpreh Laporta./Ss
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...