Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta këmbëngul se ata janë të lumtur të llogarisin te shërbimet e Antoine Griezmann për sezonin e ri.
Sulmuesi francez i është ofruar Atletico Madridit, së bashku me klubet e Ligës Premier, pasi Barcelona kërkon të lehtësojë faturën e pagave të klubit.
Por, presidenti Laporta ka thënë se Greizmann ende mund të mbetet në Camp Nou për sezonin e ri.
“Griezmann ka një kontratë me Barçën. Nëse nuk ka lëvizje, ne mbështetemi te lojtari”.
“Ne nuk mund ta mohojmë interesin për lojtarin, dhe kjo tregon cilësinë e tij”, ka thënë Laporta.
Ndryshe, Griezmann i është bashkuar Barçën në kampin e tyre para-sezonal me bazë në Gjermani. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...