Joan Laporta, presidenti i Barçës, në intervistën e gjerë dhënë për “Barça TV” në prag të “El Clasicos” kundër Realit të Madridit, u pyet edhe për rikthimin e mundshëm të Leo Messit të Barcelona.
Laporta pranoi se “me siguri do të bëjmë diçka pasi homazh për lojtarin më të mirë në historinë e Barçës”, por ai iu shmang komentit mbi mundësitë që ekzistojnë që “ylli” argjentinas të veshë sërish fanellën “Blaugrana”.
“Ne e kemi gjithmonë në kujtimet tona. Këtë të diel do të jetë 18- vjetori i debutimit të tij te Barçën, kemi planifikuar të bëjmë diçka privatisht. Dihet karriera e tij e suksesshme. Me siguri do ta takoj të hënën, në Paris, për Topin e Artë.
Ai është lojtar i PSG-së dhe ne nuk do t’i bënim asnjë nder nëse do të flisnim për rikthimin e tij, duhet ta respektojmë.
Ka shumë katalanë që vazhdojnë ta mbajnë fanellën e Leos”, – tha Laporta, i cili nuk mund ta fshihte buzëqeshjen kur ai po fliste për mundësinë që ai të mund të luante sërish në “Camp Nou”.
Kujtojmë se Leo Messi e përfundon kontratën e tij me Paris Saint-Germain verën e ardhshme, pra më 30 qershor 2023, dhe nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e tij. Te Barça janë të vetëdijshëm për lojtarët që do të jenë të lirë në fund të sezonit dhe argjentinasi është pa dyshim një nga më të dëshiruarit.
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...
Hapet panairi i verës “Cakrrojmë gotat” në Rahovec
Kica-Xhelili e Bekteshi, të bindura për rikthimin e madh të ...
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...