Google ADS

Laporta: Faleminderit prej tifozëve, e dimë çfarë të bëjmë që të dalim nga kjo situat

19:23 | 21 Shtator 2021
KRG

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka reaguar pas formës së dobët që është duke kaluar gjiganti spanjoll.

Pos borxheve të mëdha, katalunasit nuk dinë fitore në ndeshjet e fundit dhe janë në start të dobët, transmeton lajmi.net.

Presidenti i klubit, Joan Laporta ka falënderuar tifozët për mbështetjen, derisa thotë se e di si ta tejkalojë situatën.

“Faleminderit për mbështetjen tuaj të skuadrës tonë. Kërkojë që të vazhdoni kështu”.

“Ne e dimë se çfarë duhet të bëhet që të gjendet zgjedhja në këtë situatë”, deklaroi ai.

Barcelona momentalisht renditët në pozitën e shtatë në tabelë me tetë pikë, derisa pas dy ditëve përballen si mysafir i Cadizit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme