Një ndër mbrojtësit kryesorë të Barcelonës, Ronald Araujo është rikthyer nga lëndimi i cili e mbajti gjatë jashtë fushave.
Menjëherë pas rikthimit ai dëshiron të largohet nga Barcelona dhe si destinacion i tij mbetet Juventusi, shkruan Arbresh.info.
Gjatë ditës së sotme lidhur me mbrojtësit uruguaian ka folur edhe presidenti i klubit, Juan Laporta.
I pari i Barcelonës tha se dëshiron qëndrimin e tij në Kataluni.
“Unë dua që Araújo të qëndrojë këtu. Mendoj se mund ta gjejmë një zgjidhje. Mua më pëlqen, është një lojtar dhe një djalosh fantastik. Për disa rrethana, ai është duke folur me sektorin sportiv të klubit. Ka ende vend për ta gjetur një zgjidhje”, tha Laporta.
25-vjeçari ka qenë pjesët e ekipit të parë të Blaugranave nga sezoni 2020/21, teksa ekipit të dytë iu bashkua në vitin 2018./Arbresh.info
Çfarë kanë të përbashkët njerëzit e lumtur
SHBA ka ashpërsuar sanksionet ndaj bankave dhe energjisë rus...
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas...
Rutte: NATO është e fortë, së bashku po e bëjmë edhe më të f...
Von der Leyen: Të hapur për negociata me SHBA-në për tarifat
Kurat më të mira natyrale kundër irritimit të skalpit të kok...