Laporta: Dembele nuk ka pranuar kontratën e re

14:14 | 12 Qershor 2022
K.B

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur në lidhje me të ardhmen e Ousmane Dembele.
Dembele do të jetë lojtar i lirë këtë verë, nëse nuk arrin marrëveshje për rinovim.

Në një intervistë për mediat spanjolle, presidenti i Barcës, Laporta ka thënë se francezi nuk ka pranuar ofertën për të vazhduar edhe më tej në ‘Camp Nou’.
“Kam pasur një ofertë prej shumë kohësh nga ana jonë, por është e qartë se ai nuk e ka pranuar sepse prej kohësh nuk kemi dëgjuar nga agjenti i tij”, tha ai.

Chelsea, Man United, PSG dhe Bayern Munich janë në garë për të marrë në radhët e tyre anësorin e Barcelonës.Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e francezit./ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme