Laporta beson se Dembele do ta mendojë qëndrimin në Barcelonë

08:09 | 1 Mars 2022
A. B.

Ousmane Dembele është në muajt e fundit të kontratës së tij me Barcelonën, por presidenti i klubit Joan Laporta ende ka shpresë se francezi do të nënshkruajë një marrëveshje të re në Camp Nou.

24-vjeçari fillimisht u la jashtë ekipit gjatë pjesës së fundit të afatit kalimtar të janarit, por pasi nuk arriti të sigurojë një largim, trajneri Xavi Hernandez i ka besuar atij në javët e fundit dhe ai është përgjigjur me disa paraqitje mbresëlënëse.

“Dembele e di ofertën tonë dhe se ne kemi dashur gjithmonë që ai të qëndrojë. Shpresojmë që në fund të sezonit ai do ta rishqyrtojë atë”, tha Laporta në Kongresin Botëror të Mobile këtë të hënë, siç raportohet nga Cadena SER.

Vetëm tre ditë më parë, presidenti i Barcelonës pranoi se klubi shpreson se ata mund të jenë në luftë për titullin e La Liga Santander, edhe pse ata e kuptojnë se nuk do të jetë e lehtë, duke qenë se janë 15 pikë prapa liderit Real Madrid, megjithëse me një lojë më pak të zhvilluar./GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme