Laporta: Barcelona është shtëpia e Messit

16:38 | 15 Maj 2023
Orgesa Haziri

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta thotë se klubi është “shtëpia” e Messit, pasi ata kërkojnë të rikthejnë sulmuesin këtë verë.

Kontrata e argjentinasit me Paris Saint Germain skadon në qershor, me raportime që e lidhin atë me Arabinë Saudite.

Por, në një intervistë për transmetuesin spanjoll TV3, Laporta tha se Barcelona mund të konkurrojë me këdo për nënshkrimin e 35-vjeçarit.

“Historia na mbështet, ndjenjat janë shumë të forta, ne kemi 400 milionë fansa në mbarë botën”, tha ai.

Messi u largua nga gjiganti katalanas dy vjet më parë pas 21 vitesh në klub, por ka pasur vështirësi gjatë dy sezoneve të tij në Francë, me tifozët që e fishkëllyen atë pas fitores së tyre 5-0 ndaj Ajaccio në fundjavë.

Laporta tha se kishte pasur një bisedë  mes të dyve dhe se ai e uroi Messin për fitimin e Kupës së Botës në Katar vitin e kaluar.

“Ai është një lojtar i Paris St-Germain dhe ne duhet të presim deri në fund të sezonit, derisa të përfundojë, dhe pastaj mund të flasim më qetë për këtë. Me gjithë respektin e duhur për Arabinë Saudite, Barça është Barça dhe është shtëpia”, shtoi Laporta.

Komentet vijnë pasi Barcelona fitoi titullin e parë në La Liga në katër vjet me një fitore 4-2 ndaj Espanyol të dielën./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme