Google ADS

Lando Norris festoi në garën e fundit të sezonit dhe i solli McLaren titullin kampion për konstruktorë pas 26 vitesh

18:42 | 8 Dhjetor 2024
D.H

Lando Norris festoi në garën e fundit të sezonit në Çmimin e Madh të Abu Dhabit dhe i solli McLaren titullin e konstruktorëve pas një pritjeje 26-vjeçare.

Norris e nisi garën nga pozicioni i parë dhe e udhëhoqi garën nga fillimi në fund dhe bëri 58 xhiro në mënyrë supreme.

McLaren dhe Ferrari ishin në luftë për titullin e konstruktorëve para garës së fundit të sezonit dhe diferenca ishte 21 pikë.

Ferrari nuk u ndihmua nga kampioni i botës Max Verstappen, i cili goditi Oscar Piastrin në kthesën e parë dhe e nxori efektivisht pilotin e McLaren nga lufta për një numër të madh pikësh.

Carlos Sainz fitoi vendin e dytë dhe Charles Leclerc vendin e tretë, duke i sjellë kështu Ferrarit 33 pikë dhe duke qenë se Norris i dha McLaren 25 pikë për fitore, pasi kaloi vijën e finishit britaniku i solli McLaren titullin e parë të konstruktorëve pas 26 vitesh.

Në vitin 1998, kampioni i botës Mika Hakkinen dhe David Coulthard i sollën McLarenit titullin e konstruktorëve. /telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme