Didier Drogba do t’i jep fund karrierës së tij gjatë viti të ri, 2018.
Sulmuesi i njohur nga Bregu i Fildishtë ka njoftuar opinionin se gjatë vitit 2018 do t’i jep fund aventurës së tij në fushën e futbollit.
“Unë mendoj se viti i ardhshëm do të jetë sezoni im i fundit. Në një moment ju duhet të ndaleni. Duhet të kem kohë për projekte të reja”, ka thënë Didier.
39-vjeçari ka një karrierë fantastike mbi supet e tij, por më e veçanta ishte te klubi i Chelseat ku fitoi Premierligën, Ligën e Kampionëve, Fa Kupën e shumë tituj tjerë individual.
Drogba përvec Chelseat luajti edhe te klubet e njohura botërore, Guingamp, Marseille, Galatasaray, Shanghai, Montreal dhe tani është pjesë e Phoenix Rising, aty ku ka edhe gjysën e aksioneve.
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...