Lamtumirë Barcelonë, Messi njofton klubin se do largohet gjatë verës

19:39 | 25 Gusht 2020
Arbresh Info

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka njoftuar presidentin Josep Maria Bartomeu se do largohet gjatë kësaj vere.

Argjentinasi pavarësisht bisedës me trajnerin e ri Ronald Koeman, ka vendosur t’i jap fund aventurës në “Camp Nou”, transmeton portali arbresh.info.

Sipas TyC Sport, Messi ka njoftuar Barcelonën se do largohet dhe ai do e aktivizojë klauzolën, e cila e lejon të largohet si lojtar i lirë.

Top klubet evropiane janë të interesuar për Messi-n, duke përfshirë Manchester City-n, Inter Milan, Juventus dhe PSG-në.

Mbetet të shihet nëse ky lajm është i vërtetë dhe nëse po, të cila skuadër do transferohet te Messi./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme