Google ADS

Lamtumirë Barcelonë, Luis Suarez arrin marrëveshje personale me këtë skuadër

15:23 | 1 Shtator 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez është njoftuar që nuk është në planet e Ronald Koeman-it, andaj duhet të gjejë klub të ri.

Sipas Gazzetta dello Sport, marrëveshja personale mes Juventus-it dhe reprezentuesit të uruguaianit është arritur, transmeton portali arbresh.info.

Juventus-i ka konfirmuar se do t’ia ndërpres kontratën Gonzalo Higuain-it dhe synon ta zëvendësojë me Suarez-in.

Lojtari do fitojë më shumë se 10 milionë euro në vit shkaku i taksave italiane, derisa ky transferim mund të ndodh vetëm nëse Barcelona e lejon të largohet si agjent i lirë.

Interesim për Suarez-in ka shprehur edhe gjiganti amerikan, Inter Miami./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme