Lampard para sfidës me Arsenalin: Ata janë ekip fantastik

14:35 | 2 Maj 2023
K.B

Sonte do të zhvillohet ndeshja mes Arsenalit dhe Chelseas, në ‘Emiratës’ në kuadër të Premier Leagues.

Në prag të derbit mes ‘Topçinjve’ dhe ‘Bluve’ të Londrës, ka folur për medie trajneri i Chelsea-s, Frank Lampard.

“Ata janë një ekip fantastik dhe po bëjnë një sezon të mrekullueshëm. Sigurisht që kanë mbetur edhe shumë ndeshje që “elementi” i rrezikut të jetë ende i pranishëm në krye të tabelës dhe në fund. Ata patjetër qëndrojnë në garë. Manchester City ka treguar formë të jashtëzakonshme dhe ne kemi shumë respekt për këtë, por duhet të respektojmë edhe atë që Arsenali ka bërë këtë vit. Ata ende do të besojnë se janë në luftë dhe me të drejtë”, ka thënë Lampard.

Ndeshja Arsenal-Chelsea fillon në orën 21:00./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme