Frank Lampard dëshiron të mbajë Willianin edhe për një sezon në Stamford Bridge.
Trajneri i anglez po tenton që të bind brazilianin të rrijë vetëm edhe për një edicion te The Blues dhe më pas të largohet.
Lampard planifikon q lojtarët e rinj anësor të mësojnë nga përvoja e Willianit, andaj nuk nxitohet që të largojë atë.
Liga Premier është aktualisht e suspenduar shkaku i coronavirusit, dhe anësori i skadon kontrata më 30 qershor.
Willian ka bërë të ditur se ai dëshiron një kontratë së paku dyvjeçare, mirëpo një gjë të tillë e ka refuzuar klubi.
Chelsea e ka një politikë që lojtarëve mbi moshën 30-vjeçare mos t’u vazhdohet kontrata dhe dëshirojnë të qëndrojnë me rregullat e tyre.
Andaj, braziliani mund të pranojë që të vazhdojë për një vit në Stamford Bridge, derisa kërkohet me ngulm nga Barcelona dhe Tottenham Hotspuri. /Telegrafi/
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...